Krasniqi priti qytetarët në takimin e rregullt javor

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, priti qytetarët në takimin e rregullt javor. Qytetarët të cilët sot bashkëbiseduan me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, paraqitën kërkesa të natyrave të ndryshme, që nga ato, shëndetësore, infrastrukturore për rrjetin energjetik, për rrugë, për çështje socio-ekonomike, për zhvillim të bizneseve dhe kërkesa e projektplane të tjera. Për të gjitha këto kërkesa dhe plane, nënkryetari i Komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi,  i pranoi dhe  theksoi me secilin bashkëbisedues, se kërkesat dhe planet e juaja do t’i orientoi në sektorët përgjegjës dhe me këshillin e drejtorëve do t’i diskutojmë për t’u dhënë zgjidhje brenda afatit kohor  dhe mundësisht  t’i realizojmë. Mirëpresim qytetarët edhe në takimet tjera javore, nga ora 13:00 deri në ora 15:00 , çdo  të Enjte.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …