Memli Krasniqi

Krasniqi: Propozimi franko-gjerman nuk i përmbush objektivat shtetërore të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk i përmbush objektivat shtetërore të Kosovës. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të pranoj as një marrëveshje e cila nuk ka njohje të ndërsjellët brenda saj dhe që nuk do t’i sillte paqe të dy vendeve. |Ne kemi kërkuar që kryeministri dhe qeveria të angazhohen me seriozitet në këtë proces në mënyrë që të nxjerrim më të mirën por jo të heqim dorë nga objektivat shtetërore që kemi. Çfarëdo marrëveshje e cila nuk e parasheh dhe nuk e arrin njohjen e ndërsjellë është marrëveshje që nuk e përfundon konfliktin mesë Kosovës dhe Serbisë dhe është marrëveshje e cila, siç thotë populli nuk kryen punë. Unë i kam propozuar pesë shtyllat që duhet t’i ketë marrëveshja. E para, ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës, pra edhe asociacioni nëse krijohet  të jetë pikërisht siç e ka parapa aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese” ka nënvizuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …