Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar rritje të jashtëzakonshme të arsenalit bërthamor të shtetit të tij

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar që të ketë rritje të jashtëzakonshme të arsenalit bërthamor dhe zhvillimin e më shumë raketave të fuqishme balistike ndërkontinentale të shtetit të tij. Ai po ashtu kërkoi që raketat balistike ndërkontinentale të kenë aftësi “të kundërsulmeve të shpejta” dhe një armë e tillë i duhet Koresë së Veriut për ta sulmuar tokën amerikane. “Ata tani duhen të izolojnë dhe ngufasin [Korenë e Verut], që është gjë e paprecedentë në historinë njerëzore. Kjo situatë kërkon që të dyfishohen përpjekjet për të forcuar në masë të madhe muskujt ushtarakë” theksoi mes tjerash lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë takimit me partinë në pushtet, njofton Agjencia Qendrore Koreane të Lajmeve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …