Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi është shprehur se ata që të luftuan për lirinë e Kosovës duhet të ndjehen krenarë. Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka komentuar futjen në politikë të pjesëtareve të UÇK-së, duke thënë se ndihet mirë me profesionin e politikanit klandestin siç ai e quan vetën. “ATA TË PUSHKËS ÇLIRIMTARE TE NDJEHEN MIRË! Pas luftës, pasi e formuam Partinë e Progresit Demokratik (më vonë PDK-në), në selinë e partisë pat ardhur një gazetar i huaj. Nuk me kujtohet se nga cili vend ishte, por me kujtohet pyetja e parë që ma bëri: Si po e ndien veten pas kalimit nga shinjelli i ushtarakut në atë të politikanit? Përgjigjja ime ishte: Unë jam kthyer në shinjellin që e lashë para Luftës Çlirimtare, u riktheva në shinjellin që më rri më mirë, në atë të politikanit! Nuk e di si ndjehen të tjerët kur i ndërrojnë profesionet, por dua të them se, me profesionet që i kam zgjedhur vet (pa votën e askujt), vazhdoj të ndjehem më shumë se mirë. Kështu ndjehem me profesionin e mësuesit e më vonë të profesorit, të cilët i ushtrova vetëm pak vite. Ndjehem fortë mirë me profesionin e politikanit klandestin ( si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim) dhe vazhdoj të ndjehem shumë krenar me detyrën e Zëdhënësit të SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe secili që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë. Vetëm në rrethana të tilla të vështira, njerëzit e tregojnë integritetin e tyre. Integriteti gjithnjë e ka çmimin e lartë, pasi integritet ka aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e lartë! Edhe sot pas 18 viteve e më shumë pas luftës çlirimtare, Ata të pushkëve duhet të ndihem më shumë se krenarrë! Të tjerët e dinë vet”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …