Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Krasniqi: Duhet ta marrim si alarm kërkesen e Thaçit për ta shndërruar Kosovën në Republikë Presidenciale

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se kërkesa e kryetarit Thaçi  për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës nga Gjykata Kushtetuese duhet të marr si alarm për ndryshimin e regullimit shoqëror parlamentar në Kosovë. Si pas tij kreu i shtetit po donë që ta shënderrojë vendin në Republikë Presidenciale.

“Letra që Presidenti i Kosovës sot ia paska dërguar:” Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që duhet të ndodhë me 2/3 e votave të deputetëve”. Të gjithë shqiptarët duhet ta marrin si alarm për të ndryshuar rregullimin shoqëror parlamentar në Republikën e Kosovës. E në mënyrë të veçantë, alarmi duhet t’i godet përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës, deputetet të cilët e kanë përgjegjësinë kryesore për ta ruajtur rendin Kushtetues në Republikën Parlamentare të Kosovës. Në një situatë të tillë, të gjitha partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i marrin të gjitha masat për ta ruajtur sistemin demokratik të Republikës Parlamentare nga çdo formë e autoritarizmit e despotizmit të individit të papërgjegjshëm. Kërkesa e Presidentit të Kosovës është më shumë sesa më e shndërruar Republikën Parlamentare me Qeveri të fortë, në Republikë Presidenciale të ngjashme me Republikën Presidenciale të Erdoganit?!”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …