Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë kërkon që të mos përshpejtohet marrëveshja Kosovë – Serbi

Kremlini zyrtar: Amerika është në një rrugë të rrezikshme dhe me dashje po nxit tensione midis fuqive bërthamore

Zyrtarët e lartë të Kremlinit kanë thanë se Shtetet e Bashkuara janë në një “rrugë të rrezikshme” dhe se “nxisin me dashje tensione në marrëdhëniet midis fuqive bërthamore”. Komentet vijnë pasi SHBA akuzoi të enjten inteligjencën ushtarake ruse për fushatë globale të piraterimit kundër institucioneve perëndimore. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Rjabkov, u bëri thirrje aleatëve amerikanë: Britanisë, Australisë, Kanadasë dhe Holandës – që i janë bashkuar SHBA-së në akuzat e tilla – që t’i rishqyrtojnë pozicionimet e tyre. Rjabkov tha se akuzat janë pretekst për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë. Autoritetet amerikane akuzuan zyrtarë të inteligjencës ruse GRU për përfshirje në sulme kibernetike kundër agjencive globale të sportit, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike e të tjera. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se Rusia duhet të paguajë çmimin për “sjelljen e saj të pakujdesshme dhe të papërgjegjshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …