Komuna e Malishevës, reagon ndaj kompanive të cilat e kanë për obligim furnizimin me rrymë, me ujë për pije

Komuna e Malishevës, ka një bashkëpunim të mirë me qytetin gjerman, Sundern

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në Malishevë po qëndron ish kryetari i këtij qyteti, Detlef Lins, i cili është edhe nismëtar i këtij bashkëpunimi, përmes rrjetit të shqiptarëve në këtë qytet, që nga viti 2011. Lins, tani është i angazhuar në mbrojtje të mjedisit dhe në menaxhimin e parqeve natyrore. Detlef Lins, është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit me Malishevës dhe Sundernit, bashkëpunim të cilit tani i ka ardhur koha që të finalizohet edhe përmes nënshkrimit të marrëveshjeve zyrtare mes dy qyteteve. Lins, ndonëse tani nuk është kryetar i qytetit, ka shprehur gatishmërinë e tij, për të kontribuar në këtë drejtim, me të gjitha mundësitë që i ka.

Me ish kryetarin e Sundernit, Detlef Lins, është takuar edhe ish nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, tani zëvendësministër në MKRS, që gjithashtu, është njëri nga ata që ka kontribuar shumë në bashkëpunimin mes Malishevës dhe Sundernit. Ish kryetari i Sundernit, Detlef Lins, është shprehur i kënaqur me të arriturat dhe ndryshimet që kanë ndodhur në Malishevë, që nga vizita e tij në vitin 2013. Ai tha se ka parë shumë ndryshime për të mirë, me një infrastrukturë shumë më të mirë dhe me kushte më të mira, në shumë fusha.

Gjatë vizitës së tij disa ditore në Malishevë, Lins, ka vizituar disa nga objektet në Malishevë, si shkollat, fushën e futbollit, njësinë e Hidroregjionit në Malishevë dhe objekte tjera, ndërsa ka vizituar edhe disa nga pasuritë natyrore të Malishevës, si Ujëvarat e Mirushës, pishinat natyrore në Banjë dhe vendet tjera, duke shfaqur interesimin e tij, për të bashkëpunuar edhe në këtë fushë, dhe për të realizuar projekte të përbashkëta në të ardhmen. Detlef Lins, gjatë vizitës në Malishevë, është i shoqëruar nga mërgimtari dhe aktivisti, Fadil Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …