Kryetari i Partisë, “Fjala”, Gëzim Kelmendi ia ka përmendur mashtrimet, Albin Kurtit

Gëzim Kelmendi akuzon kryetarin, Hashim Thaçi, për dëmtim të partisë “Fjala” në zgjedhjet e fundit

Partia FJALA, në zgjedhjet e fundit parlamentare doli me një rezultat jo të pritur, 1% ( 8 mijë vota). Unë dhe të gjithë ne që jemi aktiv në jetën politike, e dijmë që në KQZ ka njerëz të Presidentit Thaçi. Edhe tani vonesa e emërimit të anëtarëve të KQZ-së nga Presidenti Thaçi është dëshmi e qartë se Presidenti Thaçi ka ndikim të madh në KQZ. Duke pasur parasysh raportet e mia personale me Presidentin Thaçi, konkretisht refuzimin tim që ta mbështes kur ai u zgjodh president, le shumë për të dyshuar se ai ka pasur dorë në rezultatin e Partisë FJALA në zgjedhjet e fundit parlamentare, vitin e kaluar, si hakmarrje ndaj meje. Këtë çështje e ka lehtësuar edhe më shumë fakti që Partisë FJALA padrejtësisht KQZ-ja nuk ia lejoj komisionerët për ruajtjen e votës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …