leoni

Kreshnik Spahiu: Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova zyrtare ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet

Kreshnik Spahiu: Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova zyrtare ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e ka kapur një detaj të rëndësishëm që flet shumë për marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Spahiu ka shkruar se aq shumë mllef ka mes nesh, saqë Kosova zyrtare nuk e ka uruar ende Shqipërinë për zgjedhjet. “Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë grek, turq dhe maqedonas e bën të parët”, shkroi ai. “O Zot i Madh sa mllef kemi mes vetes!”, ka shtuar Spahiu. Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama e urrejnë njëri-tjetrin. “Hajde prit bashkim prej të tyre kur urrejnë njëri-tjetrin”, shkroi Spahiu.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …