Analisti, Kreshnik Spahiu, ka thënë për mediet s gjykimi i Berishës duhet të jetë në një standard. Spahiu e krahasoi çështjen me atë të Saimir Tahirit, ku tha se “as drejtësia, as prokuroria, as politika nuk po mbajnë të njëjtin standard. As politika, se në rast se Sajmiri refuzoi kërkesën e prokurorisë, Berisha po e pranon kërkesën. Gjykimi i Berishës është një standard. Berisha duhet të gëzojë të drejtat për një hetim të rregullt”, u shpreh ai. Berisha duhet të nisë një çështje gjyqësore se politikisht e ka humbur betejën. Skema do jetë, Berisha të shkojë në arrest shtëpie për tre vite, të zgjatet gjykimi të konvertohen arresti shtëpiak me arrestin me burg dhe po jua them sot, Berisha nuk do të bëjë asnjë ditë burg, këtë jua them me jetë. Unë them se do deklarohet fajtor, por prokuroria dhe gjykata do tregohen tolerante”, tha Kreshnik Spahiu.
