Haradinaj bënë të ditur se janë kthyer drejt Shqipërisë edhe personat e fundit që ishin në Parkun Inovativ të Prizrenit

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj e ngushëllon familjen Zuqaku nga Vushtrria për vdekjen tragjike të djalit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar familjen Zuqaku nga Vushtrria, pas vdekjes tragjike të djalit të tyre Egzonit. Ai ka vdekur në një aksident komunikacioni në Zvicër dhe ishte djali i dëshmorit Blerim Zuqaku. “Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta në një aksident trafiku të Egzon Zuqakut, 23 vjeçar nga Vushtrria. Egzoni ishte i biri i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, luftëtar i Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës. Duke bashkëndjerë në dhimbje me familjen dhe të afërmit e Egzonit, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …