Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një detyrim ligjor për Kosovën, pavarësisht çka thotë kryeministri Kurti

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një detyrim ligjor për Kosovën. Një ditë pas vizitës në Prishtine, ku nuk i kurseu kritikat e ashpra për kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i Posaçëm i SHBA, Gabriel Escobar, përcolli mesazhe të forta për qeverinë e Kosovës, edhe nga Beogradi. Ai tha se situata në Veriun e vendit duhet të shtensionohet menjëherë dhe se nuk do të presë deri në fund të muajit korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Asociacioni është një kërkesë ligjore për qeverinë e Kosovës. Është në marrëveshjen e Brukselit, është në konkluzionet e këshillit europian, është në marrëveshjen e Ohrit. Nuk është një marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë por mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj nëse Prishtina dëshiron të ecë përpara me integrimin duhet të formojë asociacionin. Do të ndodhë! Pyetja që ngrihet është; nëse do të ndodhë më këtë qeveri apo një qeveri të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani paralajmëron zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje për Presidentin

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të …