Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Askush s’ka legjitimitet moral e politik për të acaruar dhe dëmtuar miqësinë historike me Amerikën

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për zhvillimin e fundit dhe acarimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Amerikës për shkak të refuzimit të kryeministrit Kurti për të dëgjuar këshillën amerikane rreth veprimeve në veri të vendit. Arifi thotë se është shumë i shqetësuar me deklarimet e fundit të Escobarit  lidhur me raportet në mes të Uashingtonit zyrtar dhe Kosovës. Ai thotë se askush s’ka legjitimitet moral e politik për të acaruar dhe dëmtuar miqësinë historike me Amerikën. Jam shumë i shqetësuar me deklaratat e fundit të Escobar në lidhje me partneritetin dhe bashkëpunimin e Amerikës me Kosovën. Askush s’ka legjitimitet moral dhe e aq më pak moral të i acaroj dhe dëmtoj miqësinë historikë me Amerikën. Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit, por është Republika e Adem Jasharit dhe familjes Jashari që u flijua, gjakut të dëshmorëve të UÇK-së, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luan Haradinajt dhe e shumë heronjve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …