leoni

Kryeministri, Kurti, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, do t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës në raport me kërkesat ndërkombëtare

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar se do t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë gjatë të premtes së kësaj jave, rreth qëndrimit që do të marrë Qeveria e Kosovës në raport me kërkesat ndërkombëtare për de-përshkallëzim në Veri. Të njëjtën gjë e ka paralajmëruar edhe Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se do t’i raportojë shefit të tij Josep Borell. Kjo u interpretua edhe si një afat për kryeministrin Kurti që të japë qëndrimin e tij lidhur me kërkesat e paraqitura edhe nga Brukseli zyrtar. Megjithatë kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka marrë kurrfarë ultimatumi pas takimit me emisarët e SHBA-së dhe të BE-së dhe ka potencuar se u ka ofruar atyre mënyrën për të dalë nga kriza. Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale…E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë …