Christopher Hill

Kristofer Hill: Amerika pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët

Ambasadori amerikan, në Beograd, Kristofer Hill, ka publikuar një mesazh me rastin e zgjedhjeve në Serbi, në të cilin ka thënë se qeveria e ShBA-së pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët. Kjo, natyrisht, përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore. Ambasadori Hill ka shtuar se Serbia duhet të arrijë shumë për të qenë e gatshme për këtë rrugëtim, e njëra prej tyre është sundimi i ligjit. Sipas tij, vëzhguesit ndërkombëtarë që ishin në Serbi kanë zbuluar disa mangësi në lidhje me këto zgjedhje dhe është e rëndësishme që Serbia të punojë me vëzhguesit për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Hilli ka thënë se është e nevojshme që vendi të ketë një lloj qëndrueshmërie, që të mund të rikuperohet nga këto momente pas zgjedhjeve, kur pjesëmarrësit “nuk janë shumë të kënaqur me njëri-tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …