Kritika ndaj qeverisjes së Albin Kurtit para zgjedhjeve të fundvitit

Pushteti i stërzgjatur i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që u karakterizua nga shkelje të njëpasnjëshme kushtetuese dhe uzurpimi i posteve ministrore nga deputetët e legjislaturës së shkuar, po përballet me kritika të ashpra në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, shkruan Gazeta Metro. Nga viti 2021 deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Vetëvendosja humbi rreth 8% të mbështetjes elektorale. Skandalet korruptive, sanksionet nga aleatët ndërkombëtarë, punësimet e militantëve, krizat energjetike, shtrenjtimi i rrymës dhe inflacioni i lartë kontribuan në humbjen e 10 deputetëve, duke zvogëluar grupin parlamentar nga 58 në 48. Pas një bllokade të qëllimshme 10-mujore dhe shkeljeve të shumta kushtetuese, partia e Kurtit po përdor taktika të diskutueshme për të mobilizuar votuesit. Një prej tyre është shpallja e ndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët një ditë pas zgjedhjeve, një masë që vlerësohet si përpjekje për të siguruar vota në mënyrë selektive. Më tej, Hekuran Murati ka bërë deklarata që mund të interpretohen si kërcënim për sektorin publik, duke thënë se mosfitimi i Vetëvendosjes mund të ndikojë në pagesat e punonjësve. “Garancia e vetme që të kemi qeveri dhe buxhet të miratuar para datës 28 shkurt është që VV-ja të marrë 50%,” ka deklaruar Murati në Kanal 10, duke e paraqitur një gjendje të tillë si kusht për funksionimin normal të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ndan dhimbjen me Salih Mustafën për vdekjen e babait

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për …