Kriza energjetike godet bizneset: 1,300 kompani shkyçen nga rrjeti, 22 mijë vende pune në rrezik

Me urdhër të Zyrës së Rregullatorit për Energji, mbi 90 për qind e bizneseve në Kosovë u shkyçën dje nga rrjeti elektrik, si pasojë e zbatimit të menjëhershëm të tregut të lirë të energjisë. Ky veprim ka shkaktuar indinjatë të gjerë, përfshirë edhe ndërmarrës të afërt me pushtetin, të cilët paralajmërojnë largime masive të punëtorëve. Shoqata e Prodhuesve Vendor thotë se mbi 22 mijë vende pune janë në rrezik, ndërsa dëmi ekonomik mund të kalojë 200 milionë euro. Ndërkohë, Qeveria ka mbetur në heshtje, përkundër zotimeve të mëhershme të kryeministrit Albin Kurti për mbështetje. Dhomat e Gjykatave kanë dhënë vendime kontradiktore për ligjshmërinë e këtij procesi, ndërsa Elektroserver në veri nuk është përfshirë në shkyçje, ndonëse vendimi është i përgjithshëm. Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe reagim urgjent nga institucionet më të larta të vendit, duke e cilësuar këtë zhvillim si kërcënim për ekonominë, investimet dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë thirrje që të ndalohet shkyçja e bizneseve nga energjia

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë thirrje që të ndalohet shkyçja e bizneseve nga …