KRM falënderon kryetarin Begaj për mbështetje

Kuvendi i të Rinjve të Malishevës (KRM), përmes një letër falënderimi, ka falënderuar Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për mbështetje të aktiviteteve të tyre. Këtë letër falënderim, kryetarit Begaj, ja dha sot kryetari i Kuvendit të të Rinjve të Malishevës, Lulzim Buzhala, i cili gjithashtu falënderoi edhe sektorët tjerë të komunës së Malishevës, për mbështetjen në aktivitetet e tyre.

“Rinia është potenciali më i madh që kemi ne si komunë, prandaj edhe përkrahja për aktivitetet e juaja dhe të organizatave rinore, është prioritet dhe obligim për ne”, tha me këtë rast kryetari Begaj. Kryetari, gjithashtu tha se do të vazhdoj përkrahja për aktivitetet rinore, të cilat kanë karakter edukativ dhe arsimor dhe kundër dukurive negative.

Nga ana tjetër, kryetari i KRM, Lulzim Buzhala, ka falënderuar edhe sektorët tjerë, si drejtorinë për kulturë, rini dhe sport, pastaj drejtorinë e arsimit, për mbështetjen e vazhdueshme në aktivitetet e KRM.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …