Kroacia gjatë luftës në vitin 1991 është përkrahur nga 2579 ushtarë shqiptarë

Kroacia gjatë luftës në vitin 1991 është përkrahur nga 2579 ushtarë shqiptarë

Në luftën e vitit 1991 Kroacinë e mbrojtën 2579 vullnetarë shqiptarë nga të cilët 86 kanë rënë heroikisht, 37 janë të zhdukur dhe mbi 500 të plagosur. Sot rreth 300 shqiptarë invalidë të luftës i realizojnë të drejtat e tyre në Kroaci, shkruan FM Images. Ndërsa sot për herë të parë është festuar edhe Dita e Veteranëve Shqiptarë të Kroacisë.

“Nga 86 shqiptarët të vrarë nëntë u vranë vetëm në Bogdanovci dhe kjo është arsyeja pse ky vend ishte zgjedhur si qendra ku për çdo vit kujtojmë ata që dhanë jetën e tyre për Kroacinë e lirë”, ka thënë presidenti i Shoqatës së Luftës Shqiptaro-Kroate Tom Kaqinari.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …