leoni

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani: AKP duhet ta pezullojë valën e re të privatizimit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani: AKP duhet ta pezullojë valën e re të privatizimit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, e sheh të drejtë vendimin që ka marrë qeveria e vendit për ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore në një afat kohor prej një viti, pasi ka investitorë të interesuar dhe atyre duket t’i t’u krijohen kushte për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre. Hasani për KosovaPress ka bërë të ditur se qëllimi i këtij vendimi është investitorëve strategjik t’u krijohen kushte për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre. Sipas tij, ka qenë i domosdoshëm ky vendim sepse komunat në Kosovë kanë pak hapësira publike.

 

“Qëllimi i këtij vendimi realisht arsyshmërija ekonomike, të krijojmë investitorëve strategjik, investitorëve që janë të interesuar që të bëjnë investime edhe të jashtëm, edhe të brendshëm kushte për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, natyrisht jemi duke i bërë të gjitha për jetësimin e ligjit të investimeve strategjike, në ligjin për investime strategjike ceket që çdo investitori duhet t’i sigurohet hapësira dhe natyrisht ne mendojmë që kemi bërë një vendim të drejtë për shkak se është e domosdoshme kjo ndalje sepse komunat e Kosovës kanë shumë pak hapësirë publike dhe besojmë që do të ndërtojmë një komision ndërministror së bashku me komunat që t’i analizojmë apo t’i nxjerrim të gjitha pikat që janë të përshtatshme edhe për investimet por natyrisht do t’i marrim parasysh edhe kërkesat e komunës”, tha ai.

Sipas Hasanit interesimi i investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm i ka shtyrë ata që të marrin vendim për ndaljen e privatizimit të tokave. Ai po ashtu tha se duhet të pezullohet edhe vala e privatizimit që ka ndërmarrë Agjencia Kosovare e Privatizimit.

 

“Jemi duke bërë përpjekje, duke i nxjerr aktet nënligjore të ligjit për investime strategjike dhe kem investitor të interesuar por ajo na ka shtyrë më shumë në këtë drejtim të ndalim tokat e privatizuara, pas deklarimeve tona publike, edhe ne si ministri, edhe zëvendëskryeministrit edhe kryeministrit, realisht AKP-ja është për të ardhur keq që ka ndërmarrë, ka hedhur një valë të madhe të privatizimit, mirëpo në takimin qeveritar me vendimin që është marrë duhet të pezullohet edhe kjo valë që është marrë“, tha ai. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ekzekutivi i vendit me iniciativë të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj ka marrë vendim që për një periudhë një vjeçare të ndalet privatizimi i tokave shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …