Komisioni Shetëror Zgjedhor në Maqedoni: Votimi në Çair filloi në kohë dhe po vazhdon pa pengesa

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni: Votimi në Çair filloi në kohë dhe po vazhdon pa pengesa

Rivotimi në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit në Maqedoni, ku po përsëritet votimi nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, filloi në kohë dhe zhvillohet pa pengesa, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Në këtë vendvotimin gjithsej janë  të regjistruar 719 zgjedhës. Dje, një ditë para përsëritjes së votimit të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit, votuan të sëmurët dhe personat e pamundur. Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Çair deklaruan se vetëm tre persona të sëmurë janë paraqitur për të votuar. Gjykata Administrative pas ankesës së BESË-s, mori vendim për përsëritjen e votimit në këtë vendvotim. Dallimi në Çair mes Visar Ganiut të BDI-së dhe Zekerija Ibrahimit nga BESA, në raundin e dytë, ishin 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2091 dallimi është 66 vota. Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat u mbajtën në dy raunde më 15 dhe 29 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …