KRU “Prishtina” paralajmëron reduktime për shkak të rënies së nivelit të ujit në Liqenin e Badocit dhe Batllavës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se për shkak të rënies së nivelit të ujit në Liqenin e Badocit dhe Batllavës mund të fillohet me reduktimin e ujit. Kjo kompani njofton se një shkak tjetër i mungesës së ujit të pijshëm është edhe keqpërdorimi i tij. Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu ka thënë se qytetarët duhet të kuptojnë se Liqeni i Badovcit dhe Batllaves nuk janë të ndërtuar mbi ndonjë rrjedhje të qëndrueshme lumore që do ta mbante atë qëndrueshmëri të pandryshueshme dhe nuk do të paraqitke problem, por momentin kur këto liqene janë të varëra nga reshjet atmosferike, atëherë janë vite duke u përsëritur të cilat mund t’i quajmë vite thatësira me reshje nën mesatare, dhe kjo ndikon që ne duke marrë ujë dhe duke mos e rikuperuar, atëherë këto nivele kanë bërë që të kemi rënie minus 10 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …