Krusha e Madhe në këmbë për Hoxhajn, djalin e nipin e Ukshin Hotit

Krusha e Madhe në këmbë për Hoxhajn, djalin e nipin e Ukshin Hotit

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka vizituar Krushën e Madhe, vendlindjen e Ukshin Hotit, bashkë me djalin e tij, Andinin dhe me nipin e tij, Arben Fetoshin. Hoxhaj,  ka thënë se rimëkëmbje është shndrruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë. Ai ka shtuar se edhe qytetarët e Krushës së madhe, vendlindjes së Ukshin Hotit, kanë vendosur të mos i bartin bvi supe pasojat e qeverisjeve të këtija të 2020-ës. “Ata tashmë janë në përkrahje të plotë të #Rimëkëmbjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me djalin e Ukshinit, Andinin dhe nipin e tij Arben Fetoshin, do ta rimëkëmbim shtetin, ashtu siç e kishte përherë vizion heroi ynë Ukshin Hoti.”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …