leoni

Gramoz Ruçi

Kryekuvendari i Gramoz Ruçi, për fatin e Shqipërisë, nuk është dhe nuk do të jetë si Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, nuk u tregua servil dhe zemërgjerë si pararendësi i tij, Ilir Meta, në lidhje me deputetin, Sali Berisha. Pasi i ka mbaruar koha zyrtare e fjalës në Kuvend, Kryekuvendari Ruçi ia ka hequr mikrofonin Berishës, duke i kërkuar prerazi atij të ulet. Deputetët e PD-së,  Edi Paloka dhe Eduart Halimi, duke parë që Berisha kishte ende për të thënë, i kërkojnë Ruçit që të shkurtojë kohën e tyre dhe t’ia shtojnë atë Berishës, por sërish kreu i Kuvendit nuk pranoi. “Ulu, mos e tepro. Mos i gënje kolegët e tu se i merr më qafë ashtu“, – ishin fjalët e Ruçit, teksa Berisha u detyrua të largohej nga foltorja pa përfunduar fjalën e tij. Berisha, në kohën kur Ilire Meta ishte kryekuvendar  kishte të drejtë të fliste sa të donte. Meta e kishte favorizuar Berishën për shkak të kombinatorikave të mundshme për bashkëqeverisje, por Gramoz Ruçi, për fatin e Shqipërisë  nuk është dhe nuk do të  jetë si Ilir Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …