Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bullgari

Kryekuvendari, Kadri Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite në Uashington, kryekuvendari Veseli do të zhvillojë takime me përfaqësues të rëndësishëm të shtetit amerikan, senatorë, kongresistë dhe diplomatë të tjerë të jetës publike në Amerikë. Në këto takime do të flitet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy shteteve dhe popujve tanë, për mbështetjen e mëtejme amerikane në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, por edhe të rritjes së kapaciteteve shtetërore të saj. Në një ngjarje të veçantë, e cila do të organizohet në Kongresin Amerikan,  Veseli do të mbajë fjalim para drejtuesve të shumtë të parlamenteve nga vende të ndryshme të botës. Pjesë e delegacionit të kryekuvendarit në këtë vizitë zyrtare janë edhe deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Avdulla Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …