Kryekuvendari Kadri Veseli

Kryekuvendari Kadri Veseli: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, një ide e tillë është e Beogardit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se një ide e tillë është e Beogardit. Ai ka theksuar se çdo gjë sa i përket ndarjes territoriale të Kosovës, ka marrë fund me çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Sipas kryekuvendarit vendi do të sigurojë ulësen në Kombet e Bashkuara dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Veseli thotë së dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë për hir të gjeneratave të reja, duke siguruar edhe njëherë se nuk do ketë cenim të territorit të Republikës së Kosovës. Ndërsa për idenë e korrigjimit të kufijve, ashtu siç edhe ka folur ditëve të fundit kryetari Thaçi, i pari i Kuvendit thotë se sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës do të jenë i pacenueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …