Kryekuvendari Veseli, ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm të Maltës, Karmelo Abela

Kryekuvendari Veseli, ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm të Maltës, Karmelo Abela

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Maltës, Karmelo Abela, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Kryekuvendari dhe shefi i diplomacisë së Maltës biseduan për raportet e mira që të dyja vendet kanë ndërtuar midis tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha nivelet. Kreu i Kuvendit të Kosovës e njoftoi Abelan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e integrimit euro-atlantik, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare. Kryediplomati i Maltës, Karmelo Abela, nga ana e tij, vizitën e tij në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis kultivojnë midis tyre. Abela vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhme.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …