Kryekuvendari Veseli kërkon nga shteti i Francës përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave

Kryekuvendari Veseli kërkon nga shteti i Francës përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave

Kryekuvendari Kadri Veseli ka kërkuar nga shteti i Francës përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave. Ai gjatë pjesëmarrjes në Forumin Frankofon të Investimeve, e cila është organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri nj ëherit ka shprehur përkrahjen e institucioneve të vendit për investitorët e huaj “Qeveria e vendit po bën ulje në taksa që krijojnë lehtësira, do të ketë edhe më tutje ulje të taksave për ndërmarrësinë. Kemi një bilanc tregtar të papranueshëm, duam të rrisim mundësinë e punësimit që të rinjtë të mos e lëshojnë vendin”. “Do të përkrahim çdo investitor. Kërkojmë që shteti francez të jap një shtytje, liberalizimi i vizave është problem që është duke na mbajtur peng. Vendimmarrja që do të vijë në ditët e ardhshme pikërisht nga Franca është vendimtar pikërisht për Kosovën”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …