Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve, LDK dhe LV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar

Kryekuvendari, Veseli mendon se Lëvizja kombëtare shqiptare qenka frymëzuar nga rrëzimi i “Murit të Berlinit” (!)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Gjermania me shembullin e saj rrezaton shpresë për të gjithë popujt dhe shtetet që aspirojnë demokracinë, sundimin e ligjit, prosperitetin e tregut të lirë dhe drejtësinë sociale. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Gjermane, në përkujtim të 3 tetorit të vitit 1990, datë kjo që shënon ribashkimin e Gjermanisë, me miq të shumtë gjermanë evokuam ngjarjet 28 vjetëve më parë – të cilat shënuan triumfin përfundimtar të demokracisë perëndimore mbi tiraninë komuniste. Këtë triumf më së miri e simbolizon rënia e Murit të Berlinit. Në atë kohë, Lëvizja jonë kombëtare për çlirimin e Kosovës u frymëzua shumë prej atyre ngjarjeve, ka shkruar Veseli. Duket se Krykuvendari, historinë e Lëvizjes sonë Kombëtare e ka lexuar  vetëm prej kohës kur ka dëgjuar për rrëzimin e Murit të Berlinit, dhe jo në fillet e saj historike, përpjekjet shekullore dhe gjakun e derdhur për liri të gjeneratave të shumta atdhetarësh, kudo në trojet e rëbëruara shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Kërkesa për rritje prej rreth 20% prej tre operatorëve nuk është gjë e duhur për shkak të ekonomisë së vendit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala e ka quajtur të paarsyeshme …