Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për një darkë pune që ka zhvilluar me gjeneralin turk, Ozkan Ulutas, i cili pritet të marrë edhe komandën e trupave paqeruajtëse të KFOR-it, në vendin tonë. Albin Kurti ka thënë se pret me padurim që të punojë ngushtë me gjeneralin turk, Ulutas për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të përbashkëta. Të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në njoftimin e pas takimit me gjeneralin turk dhe ekipin e tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
