Edward Joseph

Eduard Jozef: Nuk ka pritje të mëdha nga takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Profesori dhe analisti i mirënjohur amerikan, Eduard Jozef thotë se nuk ka pritje të mëdha nga takimi i kësaj jave mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takimi  i parë pas më shumë se katër muajsh.  Ai mendon se do të ishte befasi e këndshme nëse do të kishte ndonjë përparim. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Joseph thotë se Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, duhet t’i kujtojë të dyja vendet se kanë një marrëveshje për të zbatuar. Për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës, ai thotë se të gjitha palët duhet t’i luajnë rolet e veta. Vuçiq përfiton nga gjithçka që e pengon ta zbatojë marrëveshjen që Amerika  dhe BE-ja thonë se e ka pranuar, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën… Kurti sigurisht përfiton, sepse presioni tani është vetëm për hapat e shtendosjes të situatës në veri, dhe jo te çështja e Asociacionit. Z. Jozef  konsideron se Vuçiq nuk është partner i Amerikës por edhe Kurti ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe i papërgjegjshëm në qasjen e tij ndaj veriut” dhe “kjo nuk është në përputhje për të qenë partner i mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin, saktësoi Eduard Jozef.

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një …