Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se dhuna në pjesën veriore të Kosovës ka ndodhur me urdhër nga Serbia

Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se dhuna në pjesën veriore të Kosovës ka ndodhur me urdhër nga Serbia. Gjatë fjalës së mbledhjes së 51 para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ai shtoi më tutje se nuk është kryeministër i shqiptarëve por i të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Në ditët pas të hënës së 29 majit kemi pasur ditë të qeta, nuk mund të thuhet paqësore, por të qeta. Për këto dy javë, kishim 2 ditë e gjysmë dhunë, por ditët e tjera janë ditë të qeta. Ditë të qeta në veri janë ato ditë kur nuk ka urdhër për dhunë nga Beogradi. Nuk ka dhunë pa urdhër për dhunë. Kjo tregon raportin shkak-pasojë të gjendjes ku jemi. Më tej të gjithë ishim dëshmitar se si te trazirat në Zveçan, protestuesit ishin si milic e paramilitarë ndërsa policët dhe ushtarët ishin qytetarë. Por, asnjë gabim nga ana e organeve të sigurisë. Milic të dhunshëm si protestues qytetarë paqësorë si policë e si ushtarë. E paparë”, theksoi kryeministri Kurti para delegatëve të partisë Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …