Kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar prani më të madhe të KFOR-it në Kosovë. Gjatë një interviste të dhënë për  “Die Welt”, ai ka thënë se shtimi i ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në Kosovë do të ndihmonin në paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor. “Një rritje e konsiderueshme e numrit të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonin sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shtuar më tutje se një rritje e numrit të ushtarëve në forcën paqëruajtëse të NATO-s, KFOR, do të mbështeste përpjekjet tona në aspektin e mbrojtjes dhe se ushtarët gjermanë janë të mirëpritur në Kosovë. “16 barrikada në katër komunitete veriore, dhe burra me maska e shenja të forcave mercenare ‘Wagner’ dhe ‘Ujqërit e natës’ në uniformat e tyre të zeza, e me flamuj duke thirrur ‘Lutu Zotit dhe mbaju fort pas Rusisë’, e bëjnë të qartë nevojën për trupa shtesë të NATO-s, siç e bën edhe grumbullimi i trupave dhe artilerive serbe përgjatë kufirit me Kosovën”, ka theksuar mes tjerash gjatë intervistës për “Die Welt”, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …