IKSHPK apelon qytetarët që gjatë festave të fundvitit të mos i përdorin mjetet piroteknike

Nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë natës së vitit të ri, janë lënduar 25 persona

Nga Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mësohet se nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë natës së vitit të ri, janë lënduar 25 persona. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla është cituar të ketë thënë se gjatë natës së Vitit të Ri, 271 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së. 23 prej tyre kanë kërkuar ndihmë për shkak të aksidenteve, 5 për shkak të konflikteve fizike, 3 janë plagosur me armë zjarri, ndërsa 25 janë lënduar nga mjetet piroteknike. “23 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve, një prej tyre me fatalitet. 5 persona janë lënduar gjatë konflikteve fizike, ndërsa 25 persona janë lënduar me mjete pirotekniike- 2 prej tyre janë pranuar në klinikën e plastikës. 3 janë plagosur me armë zjarri- dy prej tyre  janë pranuar në klinikën e Ortopedisë” ja sqaruar më tutje drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …