Edhe shumë vite, gëzuar, Jakup, por asnjë, jo më në burg!

Edhe shumë vite, gëzuar, Jakup, por asnjë, jo më në burg!

Në jetë ndodhin të pritura e të papritura, në jetë ndodhin befasi e fatkeqësi, por edhe ngadhënjime mbi të ligën e fitore për të mirën.

Momentet e caktuara historike, në kohë të veçanta nxjerrin në sipërfaqe personalitete të cilëve koha u cakton barrë të madhe mbi shpinë dhe i ngarkon, vetëm ata që janë të gatshëm ta mbajnë atë, jo për një favor të vetin apo të familjes, por për të mirën e përgjithshme, e cila sikur thuhet në traditën tonë dokesore, i paravihet dëmit të veçantë, në këtë mes i paravihet një ndëshkimi të veçantë, sado që  me  asgjë të justifikuar.

Dhe vitet po kalojnë, koha e kaluar në burg është e rëndë si tunxhi, por ditë të mira paskëtaj vinë, sepse nuk mbahet dot ngujuar ideali i lirisë, sado që forcat e territ po përpiqen ta degradojnë, ta dredhojnë, ta manipulojnë, një realitet të tërë historik,  për të cilin di mbarë bota e sidomos ajo bota përparimtare demokratike, që na ndihmoi të lirohemi nga robëria shekullore.

 I tillë ka qenë dhe po mbetet në një segment fati ynë për shumë shekuj i nëpërkëmbur por ngadhënjimtar, sepse ka pasur dhe ka shtylla të forta në bazamentin e saj Skënderbegian dhe Ademjasharian.

Andaj, kurajo, Jakup, Hashim, Kadri, Rexhep, Salih, Hysni, Pjetër, Nasim!.

Kujtoni Avdyl Frashrin e Sylejman Vokshin në burgun e Prizrenit, Kujtojeni Antonio Gramshin në burgjet e Italisë, kujtoheni Adem Damaçin në burgjet e Jugosllavisë, kujtoheni Nelson Mandelën në burgjet e Afrikës së Jugut, kujtoheni, mijëra të tjerë,  por mos e harroni as atë thënien filozofike të Leon Tolstoit, se aty ku sundon tirania e padrejtësia, vendi më i mirë për të jetuar është burgu.  

Të gjithë çlirimtarët, liri-bërësit e liridashësit e Kosovës janë me ju, jemi krenarë me qëndrimet dinjitoze, me durimin tuaj të vetëpërmbajtur për hir të çështjes, të drejtës dhe të vërtetës.

Ecin para vëlla, kthim  prapa nuk ka!

 

Ahmet Qeriqi

1.1.2023

Prishtinë

 

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …