OKB

AP e OKB-së miratoi rezolutën e cila kërkon që GJNP-ja të japë mendimin e pushtimit të territoreve të Palestinës nga Izraeli

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e cila kërkon që Gjykata Ndërkombëtare Penale të “japë mendimin e saj këshillues” rreth pasojave ligjore të pushtimit të territoreve të Palestinës nga Izraeli. Sipas informacioneve në faqen e internetit të OKB-së, në një votim të mbajtur lidhur me çështjen, 87 vende votuan “pro”, 26 vende përfshirë Izraelin dhe SHBA-në votuan “kundër” ndërsa 53 vende abstenuan. Përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Rijad Mansur në deklaratën për agjencinë zyrtare të lajmeve WAFA tha se me vendimin në fjalë ka kërkuar mendim nga GJNP lidhur me të drejtën e popullit palestinez për të vendosur për të ardhmen e tij, ekspozimin ndaj shkeljeve të tilla si pushtimi, vendbanimet dhe aneksimet. Mansur tërhoqi vëmendjen se ky vendim u mor pas ditës së parë të qeverisë së re izraelite, në krye të programit të së cilës është zgjerimi i vendbanimeve. Duke falënderuar vendet që votuan në favor të tyre, Mansour tha se “nëse besoni në ligjin dhe legjitimitetin ndërkombëtar, kemi besim se do të mbështesni mendimin këshillues që do të dalë nga GJNP-ja”.  Zëdhënësi i presidentit palestinez, Nabil Abu Rudeineh tha se rezultati është dëshmi se “e gjithë bota është me popullin e Palestinës dhe të drejtave të tij historike. (AA)

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …