Kryeministri, Albin Kurti, konfirmon që pesë emisarët ia dorëzuan një plan të ri, për kushtet dhe vazhdimin e dialogut

Zyra për Media e kryeministrisë ka konfirmuar se pesë emisarët evropianë kanë propozuar tek kryeministri Albin kurti planin e tyre të ri për ecjen përpara. Kurti sipas ZKM-së i ka falënderuar dhe ka dhënë vlerësimet e tij për propozimin e ri perëndimor dhe për një gjë të tillë diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht. Në këtë takim Kurti ka thënë se është e nevojshme që të ketë një reflektim cilësor dhe të ketë një qasje të re, referuar bisedës për normalizimin e raporteve përkatësisht zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit. Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …