Ylli Mece

YLLI MEÇE: “TERRORIZMI” SI TEORI DHE PRAKTIKË, MË SHUMË FAVORIZON ARMIKUN, SE SA ÇËSHTJEN QË I PËRKUSHTOHESH

Ka më shumë se një javë që Organizata HAMAS  ose “Levizja e rezistences islame, ka kryer nje sulm mbi shtetin e Izraelit duke rrembyer pengje, vrarë, plagosur dhe masakruar qindra e qindra izraelite. Që shteti i Izraelit është një shtet sionist, pra mbi bazat e nje levizjeje politike e ideologjike ebraike që ka për qëllim zgjerimin e vet mbi tokat e Palestines deri ne kodrat e Sion-it (në Jeruzalem) duke u zgjeruar mbi kurrizin e territoreve arabe për të vendosur fenë ebraike, kjo dihet sepse Izraeli i ka treguar synimet e veta gjate gjithe ketyre dekadave te fundit.

E vërteta ështe se Izraeli nuk i eshte permbajtur vendimeve te OKB-se të cilët ja paten percaktuar per territorin e vet, perkundrazi ky shtet tejet agresiv i ka shtyrë kufijte duke u zgjeruar mbi kurrizin e territoreve te popujve fqinj e sidomos ndaj Palestines , gjë që ka çuar në zemërimin e popujve arabë. OKB-ja ne atë kohë( 1949) heshti, heshtje kjo qe ishte domethense per Izraelin. Ne vitin 1967 oreksi i Izraelit nuk ndalej ndaj dhe rifilloi pushtimet ne Bregun Jordan dhe ne Rripin e Gazes.Në këtë konflikt janë të nderthurur interesa te medha ekonomike, fetare, kulturore e deri te pretendime per rivendikime tokësore sidomos nga ana e Izraelit, gjë që bëri që komuniteti nderkombetar te reagonte me ashpersi kunder qellimeve sioniste te Izraelit. Kanë gati nje shekull që populli i Palestines por dhe ai i Izraelit kurrë nuk kanë mundur te vendosin paqe të qëndrushme, perkundrazi sapo vendosej paqja e perkoheshme, fillonte lufta e vazhdueshme qe dikur e patën nderprerë.

HAMAS si antipod i ALFATAH-ut e mbeshtet te gjithe taktikën dhe strategjine e vet për të rimarrë tokat e pushtuara nga Izraeli, nëpërmjet nje lufte që më shumë anon nga terrorizmi, se sa lufta e armatosur e popullit palestinez kunder pushtuesve izraelite ne tokat e pushtuara. Kjo organizate e cila ka platformen e vet mendon se nëpërmjet terrorizmit mund te ndergjegjsoje e te ngreje te gjithe popullin ne këmbë, duke injoruar kështu kryengritjen popullore te organizuar ushtarakisht deri në çlirim. Pra nëse është e vërtetë që Hamasi ka rrënjë palestineze, për këtë që në fund te fundit ajo nuk është e gjithë Palestina nuk mund të thuhet se të gjithë palestinezët e njohin veten në metodat e luftës te terrorit të armatosur të Hamasit. Por veprimet terroriste përveç dëmit që i bëjnë çështjes kombetare të popujve Palestinezë u japin njekohësisht armë dhe armiqeve te tyre për te justifikuar terrorin me terror, madje, me qëllim që ta luftojnë terrorizmin ushtria izraelite tashmë ju kundëpërgjigj bazuar te deklarata e Njetanjahut se ..”Palestina do të marrë një ndëshkim te tillë që kurrë nuk ka pas ndodhur ndonje herë më parë”. Pra sikurse vrehet veprimi terrorist  është dhe shprehije e paqartësisë ideologjikepor dhe paqartesisë ushtarake duke i lënë për të kuptuar se popullit të Palestinës se lirinë e vërtetë mund dhe do ja sjelle kjo organizate terroriste. Organizata te tilla shpesh financohen dhe nga vendet imperialiste si nga vet Evropa ( e cila eshte pergjegjese per kete dramë te popujve arabë, kjo për vet faktin sepse me ane te vendimeve te saj, para nje shekulli, ku u stabilizua populli ebre në Palestinë, në të pastajmen ajo i mbylli syte teksa shikonte zgjerimin e sionisteve izraelite në dëm të këtij pellgu arab, të cilat kanë interesa te medha ekonomiko financiare.

Konfliket e ndezura në rajone të ndryshme janë gjithashtu jo vetëm sheshe lufte, por dhe sheshe nga ku superfuqite dhe fuqite e tjera imperialiste përfitojnë shumë me eksperimentimin e armëve të reja por dhe shitjen e armatimit që u ka ngelur në gjëndje “stoku”, sepse nën maskën e “miqësisë” u shesin armë dhe mbeshtesin veç e veç palët nderluftuese. Keshtu psh ne luftrat e mëparshme midis tyre, Rusia mbante anën e furnizonte me armë Palestinen Sirinë Egjyptin, teksa Evropa dhe Amerika u shisnin armë izraeliteve. Vatrat e zjarrit mbasi ndizen mirë e mirë te cilat katakterizohen me kacafytje edhe duhen shuar dhe mbasi të shuhen po këto fuqi të ulen në të pastajmen kembekryq duke i mbajtur nën diktatin e tyre si nje formë tjeter, tashmë kjo jo e hapur dhe koloniale, por neokoloniale te varura tëresisht, politikisht ekonomikisht e ushtarakisht nga keto superfuqi …dhe pse ato ( fuqitë imperialiste )nuk do të kishin vendosur asnje institucion te tyre ne keto vende e asnje ushtar . Mos vallë Evropa dhe Amerika kane çuar ushtare ne Ukraine ? Jo aspak ! Por kompanive të mëdha multinacionale të cilet me njëmije fije janë të lidhura me njera tjetrën as që duan të dijnë se tragjeditë e luftës i paguajnë me gjakun e tyre popujt. Ata jo vetëm se nuk duan të dijnë për këto, por janë shumë të interesuara per hapjen e vatrave te reja te luftës

Nese nuk u mjaftoi Ukraina.. menduan te stimulojnë HAMAS-in për të rindezur perseri luften dhe ndersyer me njeri tjetrin popujt arabë dhe po qe se nuk u mjafton kjo do të’i kthehen Ballkanit dhe pse nuk i duan sepse janë vatra zjarri dhe pranë dyerve të tyre dhe nëse nuk do u mjaftojë Ballkani do krijojne vatra te tjera në hallkën me te dobet, atje ku janë te pa zgjidhura dhe ngelur ende pezull çështjet kombetare ose ku keto fuqi e superfuqi kerkojnë shtrirjen e zones se tyre te influences. Në rastin konkret lufta e HAMAS-nuk eshte luftë çlirimtare dhe pse kjo organizate pretendon se është e tillë, kjo eshte teresisht rrugë e gabuar sepse historia e deri tanishme ka vertetuar katerciperisht se asnje organizate terroriste nuk ka mundur te organizoje mobilizoje dhe te coje popullin ne fitore, sikurse nga ana tjeter dhe mentaliteti sionist i Izraelit dhe lakmitë për të zgjeruar kufijte e tij dhe shtrire sundimin në botën arabe as janë shuar dhe as kanë për tu shuar ndonjë herë nëse nuk zgjidhen drejt çështjet kombetare. Me veprimet e fundit terroriste te HAMAS-it, vet ata i kanë dhënë “ nje arme te forte” Izraelit i cili duke tundur”kartën e pafajsisë” me kunder veprimet e te se njejtes menyre, pra dhe ata me terrorizëm u janë kunderpergjigjur duke shkaterruar e shkaktuar qindra e qindra viktime. Bilanc tejet tragjik..nga ana izraelite me shume se 1400 te vrarë krahas rrembimeve ne formë pengjesh, që duke ju pergjigjur me nje tjeter bilac po aq te hidhur nga ana e Izraeliteve mbi palestinezet ku sipas te dheneva te deri tanishnme janë me shume se 2700 te vrare e plagosur pa llogaritur rrembimet qe u janë përgjigjur dhe ata me të njëjtën mënyrë.

Eshte e çuditëshme deklarata e Presidentit amerikan Biden, ( edhe pse kohet e fundit ben thirrje per te pushuar luftimet) i cili në vend te beje thirrje për te pushuar masakrat nga te dy palet, deklaron se tashme Izraeli e ka te drejten morale te mbrohet, pra le të nënkuptohet vazhdimsinë e veprimeve luftarake. Pse ? Sepse dhe Amerikes i pëlqen destabilizimi në këtë rajon me qëllim që nën masken e ketij destabilizimi te hiqen miq te popujve arabë të cilet kanë më shumë se nje shekull që grinden…dhe Amerika, Evropa, Rusia, apo dhe ndonje fuqi tjetër imperialiste ngrohin duart në flakët e luftrave teksa ata që paguajnë me gjakun e tyre jane popujt e pafajshëm. Nëse Izraeli nuk ndal vrullin e zgjerimit te territoreve te veta mbi kurriz te popujve arabë, kjo situatë ka për te ekzistuar madje dhe pershkallezuar, sepse dhe arabët nuk mund të lejojnë të shperngulen nga tokat e tyre historike. Madje nëse vazhdohet kështu me kokëfortësi nuk është çudi që vatra e zjarrit të përhaper komplet në Lindjen e Mesme. Qellimi i popullit palestinez në veçanti dhe atyre arabë në përgjithësi per te çliruar territoret e veta është i drejtë. Veçse rruga që kanë zgjedhur dhe që lejojnë HAMAS -in të marrë në dorë fatet e ketij populli nëpërmjet terrorizmit është tejet e gabuar. Terrorizmi si teori dhe praktike luftarake më shumë favorizon armikun se sa çështjen tënde për të cilën lufton.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …