leoni

Kryeministri, Albin Kurti njofton se do të rritet numri i inspektorëve të tregut nga 15 sa janë aktualisht në 42 inspektorë

Kryeministri, Albin Kurti, më 16 tetor do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili mbahet në Tiranë

Kabineti i kryeministrit, Albin Kurti ka konfirmuar, se  ai  ka vendosur të udhëtojë drejtë Tiranës, më 16 tetor, për në Samitin e Procesit të Berlinit. Dhe axhendën e ka të qartë. Nuk dihet ende nëse edhe kryetari  serb, Aleksandër Vuçiç do t; i përgjigjet pozitivisht ftesës, por kryeministri i Kosovës, e ka të vendosur që të ngre çështjen e sulmit terrorist në veri, më 24 shtator dhe gjithë asaj çka ka pasur në vijim. Kjo është konfirmuar nga këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, për “Kosova Press”. “Kurti në adresimin e tij do të përmend sulmin terrorist në veri. Samiti në kuptimin e atyre që do të arrihen nuk ka çështje të sigurisë, por ajo do të jetë temë diskutimi në këtë samit ose më mirë të themi në çështjen e adresimit që do të bëjnë liderët e rajonit. Çështja e Kosovës karakterizoi dhe Ministrialin, që u mbatë të premten, më 6 tetor, nën drejtimin e ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Këtu ministri i Jahstëm serb Ivica Daçiç pati një takim të tensionuar me homologen gjermane dhe mori konfirmim nga Tirana dhe Brukseli të qëndrimeve kundër Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …