Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti nuk ka qëndrim të prerë për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ashtu sikur i kundërshtoi Mali i Zi

Kryeministri, Albin Kurti, pati  një takim virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës. Bëhet e ditur se gjatë bisedës u diskutua për situatën në rajon dhe sigurinë e rajonit pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Republika e Kosovës që nga fillimi ka shprehur solidarizimin me Ukrainën dhe popullin ukrainas gjersa pa hezitim ka dënuar ashpër agresionin e Federatës Ruse, duke iu bashkuar BE-së, ShBA-ve dhe botës demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Çështje tjetër për të cilën u diskutua në këtë takim virtual ishte edhe ajo e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, për të cilat kryeministri tha se për t’u mbajtur atë zgjedhje edhe në Kosovë duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai u tha ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë të Republikës së Kosovës se ne nuk dëshirojmë që t’ia pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit. Kryeministri Kurti nuk po tregon guxim për të vepruar sikur Qeveria në Podgoricë, e cila  ka marrë vendim kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …