Kryeministri, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin Strategjik, “Bledi 2023”, në qytetin Bled të Sllovenisë

Kryeministri, Albin Kurti, pas takimit në Athinë me liderët e vendeve të BE-së, ku nuk ishte ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  sot merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2023, i cili po mbahet në qytetin Bled të Sllovenisë. Kurti pritet të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale. Bëhet e ditur se mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës me  kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob. Kurti ka deklaruar se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …