Daçiq: Po punojmë aktivisht kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Ministri serb, Ivica Daçiq, ka mohuar përhapjen e lajmeve se Serbia iu ka bashkuar Platformës së Krimesë kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka mohuar përhapjen e lajmeve se  Serbia iu ka  bashkuar Platformës së Krimesë, një nismë diplomatike ndërkombëtare që ka nisur kryetari  i Ukrainës, Vladimir Zelensky,  në mbrojtje të vendit të tij. Serbia nuk iu bashkua Platformës së Krimesë, por kryeministrja, Ana Brnabiq, mori pjesë në atë takim përmes një video-telefonate. Ajo nuk e ka shprehur mbështetjen e saj, e as nuk e kemi pranuar tekstin e dokumentit të platformës së Krimesë”, tha Daçiq për mediet në Serbi. Në vend të pjesëmarrjes, shefi i diplomacisë serbe u takua me ambasadorin rus, Aleksandwr Harçenko, për ta marrë përgëzimin që nuk u bë pjesë e shteteve perëndimore në Platformën e Krimesë. Daçiq tha se qëndrimi i Serbisë për atë platformë është pritur me komente pozitive në Rusi.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …