Albin Kurti: Po zhvillohet një betejë e madhe për ta bërë Asociacionin çështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman

Kryeministri Albin Kurti, pritet që sot të raportojë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me udhëtimin e tij të fundit në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti,  pritet që sot të  raportojë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me udhëtimin e tij të fundit në Bruksel, ku zhvilloi negociata të gjata me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, kryetarin  e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Gjorgjia Meloni. Ai kishte deklaruar se kishte qenë  i gatshëm të nënshkruante për themelimin e kësaj bashkësie komunash, sipas propozimit të ndërkombëtarëve, por Serbia nuk deshi. Pasi u kthye, Kurti të nesërmen doli në një konferencë për media së bashku me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, dhe të dy folën me tone pozitive për këtë propozim. Kurti nuk deshi të fliste për hollësitë e propozimit, duke përmendur një kërkesë të ndërkombëtarëve për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …