leoni

Kryeministri, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Kryeministria ka njoftuar se në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur. Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, pa komentuar se çfarë ka thënë z. Sarrazin në  bazën e EULEX-it, në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …