Lidhur me trazirat e djeshme në veri të Kosovës ka reaguar edhe Rusia, e cila përveç Kosovës, fajëson Amerikën e Bashkimin Europian

Lidhur me trazirat  e djeshme në veri të Kosovës ka reaguar sot edhe Rusia, e cila përveç Kosovës, fajëson edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për përshkallëzim të tensioneve, në Ballkan. Dënojmë vendosmërisht hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova. Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian”, tha ajo, duke shtuar se deklaratat qortuese ndaj Kosovës nga “ndërmjetësuesit perëndimorë” kishin ardhur shumë vonë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e qortuan Kosovën të premten, duke thënë se përdorimi i forcës për të vendosur kryetarët e komunave në zonat etnike serbe minoi përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e trazuara me Serbinë fqinje. NATO të shtunën i kërkoi Kosovës të ulë tensionet, shkruan Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …