Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Kryeministri, Albin Kurti vlerëson lart vizitat e realizuara gjatë qëndrimit në Greqi

Kryeministri, Albin Kurti vlerëson lart vizitat e realizuara gjatë qëndrimit në Greqi. Ai ka shkruar se në përmbyllje të “Forumit Ekonomik të Delfit” ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga Kryeministri i Greqisë bashkë me homologët e Ballkanit “Biseduam për situatën në Ukrainë dhe për solidarizimin e mbështetjen për luftën çlirimtare të popullit ukrainas. Theksova që duhet të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë dhe rrezikun që paraqesin për destabilizimin e rajonit. Për paqen dhe stabilitetin afatgjatë është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka njoftuar se në mesin e disa takimeve të zhvilluara, Kurti tregon se është takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …