Rashit Qalaj

Kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn

Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn. “Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, njofton kryeministria. Po ashtu bëhet me dije  se në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Zgjedhja e presidentit pas 5 marsit do të ishte shkelje flagrante e Kushtetutës

Profesori universitar dhe ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka paralajmëruar se çdo …