KMDLNJ

KMDLNJ: Deklaratat e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës, janë luftënxitëse

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, deklaratat e Mirosllav Laçakit për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës i ka cilësuar se luftënxitëse. Ky këshill ka vlerësuar se i dërguari i BE-së për bisedime midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Laçak, shumë herë është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës dhe qartazi është rreshtuar në anën e Serbisë. “Në kohën kur flitej se pikërisht proserbi Lajçak do të ishte i propozuari i BE -së për këtë hasi në kundërshtim të plotë të Kosovës ky hermafrodit politik dhe moral i zbuti qëndrimet deri sa e forcoi pozitën brenda BE-së. Kur amerikanët kërkuan dinamizim të procesit negociator, Mirosllav Lajçak i përshpejtonte hapat për ta marrë rolin kryesor. Ishte shumë aktiv në mbrojtje të një Gjykate Raciste, Gjykata Speciale kurse shumë indeferent ndaj përgjegjësisë për krime lufte që i bëri Serbia në Kosovë dhe as që reagoi kur nga personalitetet politike dhe publike serbe u bë e ditur se autoritetet më të larta të Serbisë kanë kërkuar që varrezat masive  në Serbi ku janë ekzekutuar shqiptarët nga Kosova të mbahen në fshehtësi”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …