U jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve nga Ratishi i Deçani, që tragjikisht humben jetën në Gjermani

Nën masa të mbrojtjes kundër pandemisë Covid-19, iu dha lamtumira e fundit dy vëllezërve deçanas që u goditën ditë më parë, për vdekje nga treni në një qytet të Gjermanisë. Me ceremoni fetare iu dha lamtumira e fundit dy vëllezërve, Hasanit dhe Blerionit, me pas u recituan edhe poezi për mërgatën kosovare. Në varrimin e dy vëllezërve të pranishëm ishin edhe i pari i komunës së Deçanit   Bashkim Ramosaj, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, zëvendës kryeministri Besnik Tahiri dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, qytetar nga të gjitha trevat shqiptare të cilët ndan dhimbjen me familjen Arifaj. “E vështirë, e rëndë, e pikëlluese ndarja fizike e juve. Nuk kam fjalë të përshkruaj këtë ndjenjë. Do të ju kujtojmë gjithmonë edhe në ditëlindjet e juve. Ju nuk keni vdekur jeni të gjallë për neve”, u tha gjatë kësaj ceremonie. Babai i dy viktimave, Arif Arifaj, gjatë ditës së djeshme është deklaruar, se për sjelljen e trupave të djemve të tij në Kosovë, janë përkujdesur dy shtetet, ai i Kosovës dhe shteti i Gjermanisë ndërsa për ceremoninë e varrimit janë përkujdesur institucionet lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …