leoni

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke në Ukrainë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke në Ukrainë. Ai ka theksuar se qëllimi i kësaj ndihme është për t’iu ndihmuar forcave ukrainase që të zmbrapsin forcat ruse nga Ukraina. Ky njoftim është bërë pas bisedës së realizuar mes kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski. Në njoftim thuhet se fjala është për tanksa të llojit Challenger 2 dhe sisteme shtesë të artilerisë. “Kjo është shenjë e ambicieve të Mbretërisë së Bashkuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën” ka theksuar kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dështon ta sjellë në gjykatë deputeten Fitore Pacolli, shqyrtohet mundësia e urdhërarrestit

Seanca gjyqësore ndaj deputetes Fitore Pacolli-Dalipi ka dështuar për herë të dytë, pasi policia nuk …